Fitore e madhe për Interin

Interi i Xherdan Shaqirit ka shënuar fitore të rëndësishmë në udhëtim kundër Udineses.

Zikaltrit triumfuan 2:1 për t’i fituar tre pikët e radhës në luftën e tyre për Ligën e Evropës.

Mauri Icardi (48’) dhe Lukas Podolski (65’) shënuan golat e kësaj fitoreje për zikaltrit, teksa golin e vetëm të vendasve e shënoi Antonio Di Natale (50’).

Xherdan Shaqiri edhe kësaj radhe ishte rezervist, por për dallim nga herët e kaluara, nuk u përdor fare.

Interi tani ka 48 pikë në pozitën e shtatë në renditjen e Series A, vetëm dy pikë larg pozitës së pestë që e mban Sampdoria.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button