Paradoksi i EULEX-it

Kapja spektakulare nëpër zyra, nëpër shtëpi, me duar të lidhura të zyrtarëve më të lartë të shtetit nga ana e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, nuk janë barometër se ky mision po kryen punën me sukses në luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Madje, vlerësohet se EULEX edhe pas katër vitesh të ardhjes në Kosovë dhe arrestimeve të dhjetëra rasteve të “peshqve” të mëdhenj, dhe ngritjes së një numri të vogël të akuzave ka dështuar në luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Pothuajse në të gjitha rastet, ku personat zyrtarë janë arrestuar me shumë zhurmë e nën praninë e kamerave televizive për afera korruptive, pamje këto që më shumë iu ngjasonin filmave, ata sot ose janë shpallur të pafajshëm, ose edhe janë dënuar me kush.

Momente të tilla gjatë arrestimeve të “peshqve” të mëdhenj opinioni në Kosovë ka mundur t’i shohë si në rastin e ish-ministrit të Transportit Fatmir Limaj,ish-guvernatorit të Bankës Qendrore Hashim Rexhepit, pastaj drejtorit të Aeroportit të Prishtinës Afrim Haziri, kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamitit, ish- sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolajt,…etj, të cilat raste janë shpallur të pafajshëm ose janë dënuar me kusht.(Zëri)

Lajme të ngjashme

Back to top button