Rozana Radi, letër prekëse drejtuar nënës që është ndarë nga jeta

Këngëtarja bukuroshe Rozana Radi, njihet mes të tjerash si një tekstshkruese shumë e zonja. Këtë aftësi të sajën e ka pasqyruar prej vitesh tashmë tek këngët e saj dhe të kolegëve, të cilat kanë mbetur gjatë në mendjen e publikut, por këtë herë, 34-vjecarja, ka shkruar një letër me tekst mjaft prekës, drejtuar nënës së saj, e cila prej 8 vitesh është ndarë nga jeta.

Radi ka folur shpesh për prindërit e saj, por në këtë letër nuk ngurron të ndajë me fansat, një peng që vazhdon ta mundojë lidhur me marrëdhënien që ajo kishte me nënën e saj. Në fund të letrës, këngëtarja i kërkon nënës së saj një përgjigje dhe shkruan se pret me padurim takime të tjera në ëndrra.

Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, Rozana pas këtij postimi ka gjetur mbështetjen e miqve, mikeshave dhe fansave të saj, të cilët I kanë qëndruar pranë me fjalë të ngrohta dhe ngushëlluese./ Shqiptarja

Rozana Radi, letër prekëse drejtuar nënës që është ndarë nga jeta

Lajme të ngjashme

Back to top button