Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Nepalin, mijëra të vdekur

Tërmeti i fuqishëm prej 7.8 ballësh që goditi  kryeqytetin Katmandu të Nepalit, ka shkaktuar viktima të mëdha.

Njoftimet e fundit, sipas gazetës britanike “The Guardian” bëjnë me dije se shifrat e fundit flasin për rreth 10,000 të vdekur.

Operacionet e shpëtimit ende janë duke kërkuar për viktima poshtë rrënojave të ndërtesave të shkatërruara, ndërkohë që disa njerëz po trajtohen në vendngjarje dhe disa të tjerë po dërgohen nëpër spitale me gjymtyrë të thyera dhe plagë të tjera serioze.

Lajmi i fundit nga terreni flet edhe për një tërmet tjerët të magnitudës 6.7 ballë të Rihterit.

“Edhe një, kemi një pas-tërmet aktualisht”, ka thënë alpinisti indian, Arjun Vajpai për Reuters përmes telefonit.

Lajme të ngjashme

Back to top button