Toure gati për te Interi
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Yaya Toure, nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester Cityt.
Mediat britanike kanë njoftuar se Toure do të largohet nga klubi me të përfunduar ky stinor.
E, destinacioni i tij do të jetë Interi i Roberto Mancinit. Ai pritet të nënshkruajë një marrëveshje prej 12.8 milionë funtesh për katër vjet me zikaltrit.
Vlera e transferimit të tij nga City te Interi do të jetë 5.7 milionë funte.