Ilir Meta duket si ‘djalë i ri’ mësoni sekretin e tij

Rezultati pozitiv që mori partia që ai drejton në zgjedhjet e 21 qershorit, mesa duket ka frymëzuar Ilir Metën që t’i dhurojë vetes një pamje krejtësisht të re.

Nëse ju mund ta kishit imagjinuar atë në tavolina me ushqime të bollshme teksa festonte fitoren, jeni gabuar. Meta, si një ish-sportist, ka menduar që këtë verë të investojë për t’u dobësuar dhe në fakt ia ka dalë. Edhe pse relativisht i ri në moshë, ai kishte kohë që kishte një mbipeshë të dukshme, gjithnjë mbi 100 kilogramë. Ndërsa tani miqtë e tij thonë se ka arritur të heqë plot 30 kilogramë, ndërkohë që po vazhdon akoma dobësimin.

Bëhet e ditur se Meta është dobësuar me dietën e quajtur Dukan – një nga dietat më të famshme dhe efikase.

(Gjatë kësaj diete hahet vetëm mish, peshk, vezë, të gjitha bulmetrat, si qumësht, kos, djathë, gjizë, por jo gjalpë. Përdoren të gjitha produktet e sojës gjithashtu. Dhe një nga sekretet e këtij regjimi është përdorimi i tërshërës për të furnizuar trupin me fibra, meqë buka nuk lejohet. Në këtë dietë nuk ka orar dhe masë, mund të hash sa herë të duash, por vetëm ushqimet e lartpërmendura).

Gjithashtu, Meta ka bërë shumë sport, si vrap në mëngjes, not, volejboll, si dhe ka frekuentuar saunat dhe banjat turke. /Ballkan Web

Lajme të ngjashme

Back to top button