Obama paralajmëron sulme ajrore në Siri, ja plani

Nëse ndërmerren veprime ushtarake në Siri, Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa tokësore. Presidenti Barack Obama thote se administrata e tij po vazhdon të analizojë opsionet për operacione “të kufizuara” ushtarake në përgjigje të sulmeve kimike të 21 gushtit në Damask.

Shefi i Shtëpisë së Bardhe i bëri këto komente pas konferencës për shtyp të Sekretarit të Shtetit, John Kerry, i cili sqaroi se raportet e shërbimit te zbulimit konfirmojnë përgjegjësinë e qeverisë siriane për ngjarjen e rëndë.

“Sulmi ne Damask perben nje sfide ndaj botes. Ne nuk mund ta pranojmë një bote ku gra e fëmijë, civilë të pafajshëm vriten me gaz kimik. Një mësymje e tillë përbën kërcënim edhe për interesat tona të sigurisë, duke qenë se përbën shkelje të normave ndërkombëtare kundër përdorimit të armëve kimike”, tha Obama, transmeton TCH.

Përpara se të bënte këtë deklaratë, Obama ishte takuar me këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare për të analizuar opsionet ushtarake në përgjigje të episodit që ka ngjallur reagime në mbarë botën.

Por në Moskë, ato qe Kremlini i percepton si kërcënime të saj për përdorim të njëanshëm të forces në Siri, cilësohen “të palogjikshme”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Alexander Lukashevich e bëri të qartë këtë në një video të postuar në website-n e selisë së diplomacisë ruse.

“Deklaratat e Washingtonit për luftë janë të papranueshme. Në vend që të zbatojë vendimet e samitit te G8-s dhe marrëveshjet e dala prej tyre lidhur me dorëzimin e një raporti te eksperteve te OKB-se, pa asnjë provë konkrete ne dore, ai kërcënon të sulmojë Sirinë”, tha Lukashevich.

Siria i hedh poshtë akuzat e përdorimit të armëve kimike, përfshirë këtu dhe pretendimet e kryerjes se një sulmi në shkallë më të vogël në fillim të vitit, madje Damasku zyrtar këmbëngul se në të vërtetë janë kryengritësit ata që kanë përdorur arme të tillë kundër ushtarëve te tij. 

Lajme të ngjashme

Back to top button