fbpx

Ambasadorja gjermane: Dorëheqjet në Maqedoni si bazë për një hetim të pavarur

Ambasadorja gjermane në Shkup bëri thirrje për dorëheqje, si bazë për zbatimin e një hetimi transparent dhe të tërësishëm ndaj akuzave që dolën nga afera e përgjimeve. Një hetim i tillë i besueshëm, sipas ambasadores gjermane Kristin Althauzer, është mënyra e vetme që Maqedonia të ruaj rrugën euro-atlantike.

“Akuzat e rënda që dalin nga ngjarjet dhe publikimet e fundit, akoma nuk kanë marrë trajtimin e duhur nga ana e Qeverisë. Kjo është shumë irrituese për mua, si dhe për monitoruesit e tjerë perëndimor të skenës politike në Shkup. Sipas standardëve euro-perëndimore, pasojat politike janë të pashmangshme në raste të akuzave të këtij vëllimi dhe mënyre. Që të jem e qartë, siç ishte edhe kolegu im amerikan javën e kaluar, pasojat politike përbëjnë, për shembull, dorëheqje si parakusht që të zbatohet një hetim i nevojshëm, transparent dhe i plotë. Vetëm përmes një procesi të besueshëm hetimor, i cili sërish do ta vendoste përgjegjësinë politike dhe gjyqësore te bartësit e funksioneve publike dhe politikanët, do të mund të ruhet perspektiva euro-atlantike e vendit”, deklaroi Kristine Althauzer, ambasadore e Gjermanisë në Maqedoni.

Ambasadorja gjermane foli edhe për shkaqet e krizës politike në Maqedoni. Sipas asaj, këto janë pikërisht mangësitë që ka shënuar edhe Komisioni Evropian.

Ambasadorja e Gjermanisë e shprehu qëndrimin e saj gjatë një ligjerate në Fakultetin e Drejtësisë. Me porosi të ngjashme për krizën e brendshme politike, javën e kaluar u deklaruan ambasadori amerikan Xhes Bejli dhe euroambasadori, Aivo Orav.

Lajme të ngjashme

Back to top button