Shkëndija gati për një tjetër fitore

Fitorja me Vardarin i takon të së kaluarës dhe vëmendja e gjithë anëtarëve të Shkëndijës është drejtuar kah sfida e të martës me Horizontin në Turnovë. Takimi i xhiros së 27-të ndërmjet Horizontit dhe Shkëndijës është shtyrë për të martën për shkak të duelit me Vardarin të premten e kaluar. Stafi teknik me futbollistët kanë tentuar maksimalisht të rigjenerohen pas duelit të lodhshëm me liderin e renditjes, ku skuadra tejkaloi veten dhe me 10-të futbollistë mori fitoren. Mirëpo ai triumf do të ketë vlerë të plotë vetëm nëse skuadra bart paraqitjen e të premtes në terenin në Turnovë, ku pason tjetër duel i rëndësishëm për pikë kampionale.

Pas pauzës për shkak të kartonit të kuq në skuadër kthehet mbrojtësi Sedat Berisha, mirëpo për të njëjtat arsye do të munojë Stefan Ashkovski. Nikolla Vukçeviç është jashtë edhe për këtë ndeshje si pasojë e kartonit të kuq, ndërsa pesë kartona të verdhë ka kompletuar Bllagoja Todorovski që detyrohet të lëshojë këtë përballje. Sulmuesi kamerunas Mohamadou Idrissou tani më disa ditë punon me skuadrën, mirëpo mbetet jashtë për arsye të mungesës së stërvitjeve të mjaftueshme bashkë me ekipin. Në përbërje sërisht gjendet i riu Ennur Totre që la përshtypje shumë pozitive në debutimin e tij kundër Vardarit. Ndeshja Horizonti-Shkëndija luhet të martën në stadiumin ‘Kukush’ në Turnovë, me fillim në orën 16:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button