…kur çmendej Dea!

Alarm në muzeun antik
Policët me skafandra vunë kujën.
Iku,
E rrëmbyen apo vodhën?
Modernia i shpalli luftë antikes.
-Do ta gjej ulërin polici
Si Menelau, nga Troja do ta zvarris Helenën…
Toka, nëntoka
Tunden dhe shkunden për të.
Ajo, si djallushe
Fshehur rri kohës.
Me kufje në vesh jep e merr sinjale.
Për hiret e saj 
Jashtëtokësorët u marrosën!
Kometa, Ufo, Disqe…
E çfarë tjetër s’dërguan.
Tokësorët e fyen atë,
Herë e groposën, 
Zhgroposën,
E përgojuan, 
Zhvirgjëruan…
Ajo e bukura e bukurisë
U lodh në planetin e fjalëve
Ndaj arratisjen
Sot thurr…

* Dea është koka e Apollonit, shkolla e Proksiteles. Në Shqipëri njihet si bukuroshja e Butrintit. 

Poezi nga Ilir Shyta

Lajme të ngjashme

Back to top button