Maqedoni, mbi 80 për qind e veturave janë të vjetra

Qytetarët e Maqedonisë më shumë blejnë vetura të përdorura, se sa nga ato me kilometër zero, gjegjësisht vetura të reja.

Kjo vërtetohet në bazë të të dhënave zyrtare të Doganës e Maqedonisë, sipas të cilës, për tre muajt e parë të këtij viti, janë importuar gjithsejtë 5167 vetura prej të cilave 807 janë vetura të reja dhe 4362 vetura të përdorura, shkruan KOHA.

Të dhënat e fundit të publikuara në ueb faqen e  Doganës Maqedonisë tregojnë se në kuartalin e parë të këtij viti, nga vende të ndryshme të Evropës janë importuar gjithsejtë 5167 vetura –  nga to 4362 kanë qenë vetura të përdorura, kurse vetëm 807 vetura të reja.

Nga hyrja në fuqi e Ligjit për importin e veturave të përdorura nga vendet e BE-së, qytetarët e Maqedonisë kanë importuar gjithsejtë 180.635 vetura të përdorura, ndërsa vetura të reja me kilometër zero janë importuar 34.720 vetura – që i bie se nëpër rrugët e vendit qarkullojnë 80 për qind e veturave të përdorura.

Ndryshe, shikuar ndër vite  – në vitin 2009 kur dhe ndalohej importi i veturave të përdorura, janë shitur 10.574 apo 75 për qind vetura të reja kundrejt  2944 apo 25 për qind vetura të vjetra.
Një vit më vonë apo nga marsi i vitit 2010 deri në dhjetor të viti 2010, janë importuar gjithsej 51.399 vetura të përdorura krahas 7183 veturave të reja.

Lajme të ngjashme

Back to top button