Plaçkitet një bastore në Shkup

Në bastoren sportive “Zllatna Kopaçka” në rr. Lazar Tërpovski” në Shkup dje rreth orës 15:15 nga ana e dy personave të panjohur me maska është bërë plaçkitje me ç’rast janë marrë rreth 196 mijë denarë nga të punësuarit.

Siç kumtoi sot MPB, njëri prej dy personave të maskuar, ka qenë i armatosur me armë zjarri, e kanë kryer plaçkitjen dhe më pas e kanë braktisur vendngjarjen.

Nga ana e SPB-Shkup është kryer ekspertizë dhe po punohet në pastrimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button