Gruevski: Pranojmë kërkesat e LSDM-së

Problemi nuk është te lista zgjedhore, sepse më të njëjtën Zoran Zaev fitoi në Strumicë në zgjedhjet lokale, por se LSDM-ja i ekskivon zgjedhjet, përndryshe përse nuk i pranoi ato uikendin kur iu ofruan, tha kryeministri Nikolla Gruevski duke e kometuar deklaratën e kryetarit të LSDM-së se do të shkojnë në zgjedhje vetëm me pastrimin e listës zgjedhore.

Kryetari i Qeverisë shtoi se mund të pranojnë edhe kërkesa të tjera të partisë opozitare dhe
ndryshimin e legjislativës zgjedhore, por se ajo gjithmonë do të gjejë mënyrë që të shmangë
zgjedhjet.

“Gjithçka që është ofruar, edhe ajo që është pjesë e rekomandimeve të OSBE-së do të pranohet,
por kjo aspak nuk është vendimtare për zgjedhjet. Ne nga viti 2006 e deri tani në mënyrë dramatike e përmirësuam Ligjin për zgjedhje, duke e shqyrtuar katër herë, edhe pse edhe në vitin 2006 aspak nuk ishte i keq ligji, ne atëherë fituam si opozitë në zgjedhje. Domethënë nuk e ka fajin ligji.” tha kryeministri Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button