PRSD: Referendumi tregoi se qeveria ballafaqohet me pakënaqësinë e qytetarëve

“Qytetarët e komunës Qendër dje kaluan testin për demokraci, demonstruan kulturë politike dhe kuptim për atë se çfarë do të thotë referendum në kusht kur kapacitetet demokratike të sistemit janë rrënuar deri në limitet e fundit. Dalja prej 40 për qind qartë tregon se stili barok për qendrën tregtare nuk ka përkrahjen e qytetarëve”, konsideron PRSD-ja. Kjo parti vlerëson se  dalja e 17 mijë qytetarëve në referendum fletë se frika po mposhtet ndërsa qeveria ballafaqohet përsëri me pakënaqësi dhe kundërshtime.

“Ky mesazh edhe më e fuqishme nëse merren parasysh rrethanat në të cilët u mbajt referendum. Lista zgjedhore e pa pastruar , injorimi nga serviset publike si dhe presionet e VMRO-DPMNE-së ndaj administratës që të bojkotohet ky referendum”, thotë PRSD-ja.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button