fbpx

Mourinho: Më të mirët humbën

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, ka thënë se skuadra e tij ishte më e mirë, pavarësisht disfatës 5-4 në penalti nga Bayern Munichu në takimin e mbrëmshëm të Superkupës së Evropës.

Franck Ribery barazoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë, pas një goli të hershëm të Fernando Torres (8’). Më pas ndeshja, e cila ra në sy edhe për një karton të kuq, atë të Ramirez, shkoi në vazhdime.

Për ta vazhduar dramën, Blutë rikthyen avantazhin përmes Eden Hazard, të cilën e ruajtën deri në sekondat e fundit të vazhdimeve, kur Javi Martinez shënoi një gol të vonshëm për të çuar sfidën në penalti, ku bavarezët triumfuan.

“Ekipi më i mirë humbi. Ekipi më i mirë luajti me 10 lojtarë për një kohë shumë, shumë të gjatë në ndeshje. Ata luajtën kundër kampionëve të Evropës dhe ishin ekipi më i mirë”.

“Ne kemi arsye vetëm për të qenë krenar, për të besuar në të ardhmen. Por unë preferoj të them vetëm se ekipi më i mirë humbi dhe të qëndroj prapa kësaj”, ka deklaruar portugezi menjëherë pas takimit, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Back to top button