Ibrahimovic tregon gjithçka në lidhje me Guardiolën

Ish-lojtari i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic ka pasur disa fjalë edhe për Pep Guardiolën, duke thënë se ky i fundit nuk arriti ta përballojë suedezin i cili nuk donte të ndryshonte, vetëm për hir të trajnerit.

“Në ditën time të parë te Barcelona, Guardiola më tha se lojtarët e këtij klubi nuk e drejtojnë shumë shpejtë veturën; që ata të mbajnë profilin e ulët”.

“Ai dëshironte që unë të mendoj për vetën time që jam një njeri i thjeshtë. Por unë jam Zlatan. Unë dua të jem më ndryshe, të jem origjinali. Guardiola nuk arriti të më përballonte”.

“Çdo herë kur unë futesha në dhomën e kafesë, ai dilte jashtë. Kur ai kalonte përballë meje në koridor, shikonte në dysheme. Ai mund të jetë trajneri më i mirë në botë, por mua nuk më intereson”.

“Një ditë unë eksplodova në dhomën e zhveshjes, sidoqoftë ai përsëri nuk bisedonte me mua”, ishin fjalët e Ibrahimovic për The Times.

Lajme të ngjashme

Back to top button