Shpërthen makina në Vlorë, plagoset shoferi, nuk dihen autorët

Një automjet ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 09.00 në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku automjeti tip Benz ML ngjyrë gri me targa AA 663 FB, i cili po udhëtonte nga qendra e Vlorës për në zonës e Skelës, ka shpërhtyer si pasojë e vendosjes së lëndës eksplozive dinamit.

Për pasojë drejtuesi i makinës Bashkim Brahimaj nga Babica e Madhe, është plagosur nga vala shpërthyese dhe ka fluturuar për disa metra pasi ngjarja ka ndodhur në momentin kur ai sapo kishte dalë nga makina. Ndërkaq që pjesë të shumta të makinës janë shpërndarë në një rreze prej 10 metrash, raporton Oranews.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës ne gjendje te rende shendetesore. Sipas ekspertëve të policisë, dyshohet se lënda shpërthyese mund të jetë shpërthyer nga distanca. Ndërkaq nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Lajme të ngjashme

Back to top button