Kujt i shkon më shumë ky fustan?

Është një përplasje e rastësishme që ndodh edhe me personazhet e njohur kudo në botë, por asnjëherë nuk shpëton pa u vënë në qendër të mediave. Madje, ka pasur edhe raste kur i njëjti fustan është veshur në të njëjtin event, siç ndodhi para pak kohësh me Kim Kardashian dhe Rita Orën.

Megjithatë, ky nuk është rasti me dy, por me tri fustane. Është një nga krijimet që i përket modës Haute Couture, i dizenjuar nga stilistja Enada At’Nikolla, i cili, me sa duket është pëlqyer fillimisht nga modelja Dorina Gegici, këngëtarja Era Rusi dhe së fundi, edhe nga aktorja Elia Zaharia.

E para ka zgjedhur ta veshë këtë fustan në një set fotografik për revistën “Elegance”, Era e ka veshur në tapetin e kuq të Top Fest 11, një vit më parë, dhe Elia po ashtu e ka zgjedhur për ta veshur në një set fotosh të realizuar së fundi. Nga fotot, por edhe nga fustani duket bashkëpunimi i ngushtë mes Endrit Mërtirit dhe Enada At’Nikollës, aq më tepër kur është fjala për evente të rëndësishme kulturore apo për sete artistike. Pyetja që të vjen natyrshëm në këtë rast është: kujt i shkon më shumë?

Lajme të ngjashme

Back to top button