Angela Merkel kërkesë vëndeve të BE-së të presin më shumë refugjatë

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se vëndet e Bashkimit Europian duhet të përgatiten për të pritur më shumë emigrantë.

Të premten e 24 Prillit, Merkel bëri thirrje për një sistem të ri të Bashkimit Europian që tu hapë dyert refugjatëve në vëndet anëtare. Merkel i bëri këto deklarata gjatë një eventi të fushatës për zgjedhjet në Bremen.

Sipas Merkel, rregullat për azil në vëndet anëtarë të BE nuk po funksionojnë siç duhet, ndaj nevojitet sistemi i ri.

Reagimi i kancelares vjen në një kohë kur BE po përballet me krizën e refugjatëve në detin mesdhetar ku qindra njerëz kanë vdekur ditët e fundit, në përpjekje për të kaluar nga Afrika Veriore drejt Italisë.

Propozimi i Merkel nënkupton që Mbrëtëria e Bashkuar, si vend anëtar i BE me një popullsi të madhe dhe një sukses relativ në ekonomi, duhet të lejojë më shumë refugjatë.

Ndërkohë që kryeministri anglez David Kameron tha gjatë samitit të urgjencës në 23 Prill se Britania nuk do të priste asnjë refugjat./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button