fbpx

Ja çfarë i tha Gruevski Mustafës për incidentin në Goshincë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, e ka mohuar që kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, t’i ketë lajmëruar institucionet e Kosovës në mënyrë zyrtare për incidentin në Gushincë, transmeton Indeksonline.

Abrashi ka thënë për Indeksonline se jo zyrtarisht gjatë drekës me rastin e konferencës ‘Western Balkans 6’ ne Bruksel Gruevski e kishte njoftuar kryeministrin Mustafa për një zhvillim në Maqedonim mirëpo jo informatë zyrtare.

“Gjate drekës së përbashkët te shtruar me rastin e konferencës ‘Western Balkans 6’ në Bruksel, në përfundim të drekës, Kryeministri Gruevski ka njoftuar Kryeministrin Mustafa për një zhvillim e sipër në Republikën e Maqedonisë. Megjithatë, pas kësaj nuk kemi pranuar asnjë informate zyrtare”, ka thënë Abrashi për Indeksonline të shtunën pas dite.

Ai ka thënë se as Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka marr ndonjë informatë nga ministria përkatëse e Maqedonisë.

“Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka pranuar asnjë informate nga Ministria përkatëse e Republikës së Maqedonisë. Policia e Kosovës ka komunikuar rreth zhvillimeve, dhe Qeveria e Kosovës qëndron pranë këtyre komunikimeve”, ka thënë Abrashi.

Lajme të ngjashme

Back to top button