Këshilla fantastike për flokë të shëndetshme: si të hiqet zbokthi, kundër rënies…

Një njeri i shëndetshëm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve.

Është thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut.

Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit e shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore.

Këshilla kundër zbokthit
Zgjidhja e parë për zbokthin është aloe vera. Fërkojeni xhelin e aloes verës në skalpin tuaj, lëreni për 10 minuta dhe lajini flokët tuaj me një shampo të lehtë. Bëjeni këtë një herë në javë. Për të trajtuar zbokthin, përdorni limonin, pasi ju ndihmon të kthejë balancën e pH në skalp. Një trajtim tjetër i efektshëm kundra zbokthit është dhe përzjerja e një luge caji lëng limoni me 2 lugë caji uthull. Përzjerja duhet masazhuar në skalp dhe më pas të shpëlahet .

Këshilla kundër rënies së flokut
Stresi aktivizon gjenet që favorizojnë rënien e flokëve. Kështu, nëse vihen re shenja shqetësuese mos u prekni nga paniku, por shkoni menjëherë te mjeku: ankthi vetëm mund ta përkeqësojë situatën. Duhet të pini të paktën dy kg ujë në ditë, të konsumoni fruta, perime dhe proteina, me anë të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.Duhet të evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit. Kini kujdes se dielli pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët.

Këshilla për një flokë të shëndetëshëm
Sa më shumë që ti lash flokët, ato do të jenë më të shëndetshme. Ajri i ndotur, yndyra dhe djersitja ndikojnë në flokët tuaja më shumë seç mendon. Flokët duhen larë dy herë në javë. Kundër pëlcitjes së majave të flokëve ilaçi më i thjeshtë është regjeneratori shtëpiak nga të kuqtë e vezës dhe vaji i ricinës. Vajin ngrohe pak dhe përzieje me vezën, deri sa të krijohet si majonezë e vërtetë. Fërkoji majat e flokëve me masën e krijuar dhe vendos një kapelë plastike dhe mbaji sa më gjatë të jetë e mundshme. Pastaj flokët laji mirë! Në qoftë se shfrytëzon shpesh herë llakun për flokë, para se të shkosh në gjumë përherë duhet ta eliminosh nga flokët, duke i krehur mirë. Në qoftë se dëshiron ta ndërrosh ngjyrën e flokëve vetë në shtëpi, përherë me përpikëri përmbaju udhëzimeve. Sasinë e pashfrytëzuar të ngjyrës hidhe, sepse atë nuk do të mund ta shfrytëzosh herën tjetër. Provo që sa më pak t’i ngarkosh flokët me karfica dhe me llastikë, sepse kur janë të lira, më lehtë marrin frymë dhe janë më të shëndosha./PK/

Lajme të ngjashme

Back to top button