Arrin gjenerata e tretë e BMW X5 M50d (Foto)

Gjiganti bavarez BMW ka realizuar prodhimin e gjeneratës së tretë të versionit X5 M50d.

Duke pasur parasysh se flitet për performancën e modelit M, vetura është e pajisur me sistemin standard Dynamic Damper Control. Dhe blerësve si opsion u është ofruar paketa më sistemin DDDPC.

X5 i ri M50d posedon edhe fellne të lehta të aluminit 19 inç, në të cilën janë të ngjitura edhe gomat për të gjitha sezonet (all seasons).
Për të lëvizur këtë ‘bishë’, nevojitet motor 3.0 litra me tri-turbo diesel i cili përmbush standardin Euro 6. Sa i përket fuqisë motorike, kjo veturë prodhon 381 KF apo 280 KW.

Motori është i lidhur me ndërruesin automatik me tetë shpejtësi, kurse fuqia transmetohet përmes sistemin xDrive që e bart në të katër rrotat. Shpejtësinë prej 0-100 km/h e arrin për vetëm 5.3 sekonda.

Edhe përkundër performansave të jashtëzakonshme, BMW X5 M50d konsiderohet një veturë shumë ekonomike pasi sipas të dhënave zyrtare thuhet se shpenzimet në 100 kilometra i ka vetëm 6.7 litra. Në këtë kompani gjermane thonë se gjenerata e tretë shpenzon për 10 për qind më pak se modeli i kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button