Kina drejt ndalimit të detyrave të shtëpisë

Zyrtarët kinezë shpresojnë t’i frenojnë mësimdhënësit që japin shumë detyra të shtëpisë, teksa Ministria e Arsimit e vendit po shqyrton disa rregulla të reja që ua ndalojnë shkollave që të kërkojnë nga nxënësit kryerjen e detyrave me shkrim në shtëpi.

Me arsyetimin se fëmijët po përballen me stres të tepërt, ministria po mendon të kufizojë edhe numrin e testeve për nxënësit.

Qëllimi për lehtësimin e shkollimit të fëmijëve është përmendur edhe në korrik, kur agjencia e Arsimit e Kinës ka ndaluar dhënien e detyrave të shtëpisë për nxënësit e klasave të para dhe të klasave të dyta gjatë pushimeve verore.

Javën e kaluar, zyrtarët kinezë kanë nxjerrë për diskutim një projektplan për reformë afatgjate në arsim. Plani bën thirrje për heqjen e detyrave të shtëpisë dhe zëvendësimin e tyre me vizita në muze dhe librari, ka shkruar agjencia e lajmeve “Xinhua”.

Lajme të ngjashme

Back to top button