Shkupi siguroi kthimin në Ligën e parë

Skuadra e Shkupit ka siguruar kthimin në elitën e futbollit të Maqedonisë, 4 xhiro para fundit, duke mundur Napredokun me rezultatinn 8:0, ndërsa skuadra e tretë Gostivari ka 12 pikë më pak, që matematikisht nuk do të arrijë të rrezikojë pozitën e Shkupit.

Futbollistët nga Çairi të cilët që në fillim të sezonit nuk e kanë lëshuar asnjëherë kreun e tabelës dhe ishin skuadër pakonkurrencë në Ligën e Dytë, e kanë mundur merezultat të thellë ekipin e Napredokut, skuadër kjo që moti kohë është përshëndetur nga garat e kësaj kategorie.
Trajneri Ramadani nuk ka dashur të eksperimentojë në këtë ndeshje, duke dashur që edhe matematikishit ta sigurojë kualifikimin, në fushë është paraqitur me ekipin më të mirë. Serinë e golave e filloi Miran Maksuti, i cili që kur erdhi nga Drita nuk kishte shënuar, ndërsa sot shënoi dy herë, e më pas në listë u regjistruan edhe Muharem Bajrami, Goran Stankovski, Fisnik Zuka, ndërsa hat-trick shënoi Fatmir Arifi.

“Kishim premtuar se nuk do të luftojmëpër asgjë tjetër, përveq se për kthim në Ligën e Parë. Është një gëzim i madh jo vetëm për ne si skuadër, por edhe për kryesinë e klubit që punoi me shumë mund për të rikthyer ekipin në mesin e më të mirëve, ndërsa padyshim se gezimin të madhë me ne ndajnë edhe tifozët të cilët në asnjë ndeshje nuk na lan vetëm. Shpresoj të përfundojmë punën edhe në këto katër ndeshje dhe të festojmë në xhiron e fundit kur në Çair do ta presim Mlladostin”, ka thënë kapiteni Suat Zendeli.

Në ndeshjet tjera Gostivari ka shënuar fitore me shumë vlerë në luftë për një pozitë që i mundëson së paku balotazhin për Ligën e Parë, pasi ka mundur konkurrentin kryesor Makedonija Gj.P me 2:0.Golat për Gostivarin i shënuan Martin Bllazhevski dhe Elvir Nurishi.

Vëllazërimi gjithashtu ka shënuar fitore, kësaj radhe duke e mundur “Skopjen” me rezultat 3:2. Golat për nikoqirër i shënuan Kushtrim Ballazhi dhe dy herë shënoi Florijan Kadriu. Drita ka pësuar disfatë të dhimbshme, edhe atë duke pësuar gol në minutat e fundit të ndeshjes. Me këtë disfatë Drita edhe më shumë e ka vështirësuar punën për ekzistencë.
Rezultatet e xhiros së 23-të

Vëllazërimi – Skopje                         3:2
Euromilk – Drita                                1:0
Shkupi – Napredoku                         8:0
Mlladost – Kozhuf                             1:0
Gostivari – Makedonija Gj.P.          2:0

Tabela e klasifikimit pas javës së 23-të
1. Shkupi 49, 2. Mlladosti 42, 3. Gostivari 37, 4. Makedonija Gj.P, 36, 5. Vëllazërimi 33, 6. Kozhufi 31, 7. “Skopje” 31, 8. Euromilk 28, 9. Drita 23, 10. Napredoku 9 pikë. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button