Kryeministri Nikolla Gruevski komenton sulmin në Goshincë

tribunën e VMRO-DPMNE-së në Ohër mes tjerash, kryeministri Nikolla Gruevski komentin sulmin në Goshincë.

“Goshinca është rast serioz në të cilin morën pjesë një grup i pjesëmarrësve, identiteti i të cilëve është i njohur për institucionet tona dhe për këtë është njoftuar Bashkësia ndërkombëtare dhe Institucionet në Kosovë. Sfida në këtë plan me siguri do të vazhdojë dhe kjo nuk guxon të vihet në raportet ditore politike. E shikoj opozitën si na akuzojnë se ne qëndrojmë prapa kësaj dhe më villet nga ajo retorikë anti-shtetërore dhe nga ai zinxhir i tërë i ngjarjeve që nuk është për çudi që më kujton vitin 2001. Dua t’u porosis të gjithë të përfshirëve. Nuk jemi në vitin 2001. Institucionet do të veprojnë me vendosmëri në kuadër të kompetencave të tyre, ndërsa nxitësit e kolonës së pestë duhet maksimalisht dhe me përgjegjësi të vendosen në rastin, sepse kjo nuk është politikë ditore dhe budallallëqet e tyre, kërcënimet, shpifjet dhe sjelljet mbi këtë rast kanë një kontekst tjetër. Shteti është në pyetje dhe deklarata e liderit të opozitës në lidhje me këtë rast do ta marr si shprehje e kapacitetit të tij dhe mosinformimit dhe do të apeloj për përmbajtje. Kjo aspak nuk është situatë naive. Prandaj lus që të përmbahen nga spekulimet’, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button