“Pse e fsheh policia faktin se gjatë sulmit në Goshincë u vjodhën një sasi e madhe e armëve?”

Kryetari i partisë “Dinjiteti” dhe gjenerali Stojançe Angellov tha sot se ka pasur vjedhje të një sasie të madhe armësh gjatë sulmit në kullën kufitare të Goshincës, fakt që sipas tij nuk u bë publik nga ana e policisë.

“Gjatë sulmit në kullën kufitare në Goshincë janë vjedhur një sasi e madhe armatimi, lajm ky që nuk u kumtua në publik. Sipas informatave që kemi, janë vjedhur 2 mitraloz, 40 pushkë automatike, një sasi e madhe armësh të tjera, dhe 4 palë dylbi nate. Pyesim se përse e tërë kjo sasi është ruajtur në objekt të tillë ku kanë qenë roje vetëm 4 persona. Me këtë rast paraqiten disa pyetje që askush në MPB nuk arrin të ju jep përgjigje logjike”, tha sot Angellov.

Lajme të ngjashme

Back to top button