“Hajde” e shqetësuar me situatën në vend

Platforme qytetare për politikë qytetare “Hajde” shpreh shqetësimet serioze lidhur me presionin, kërcënimet dhe sulmet ndaj qytetarëve, aktivistëve dhe gazetarëve që kanë mendim kritik ndaj qeverisë dhe politikave të saj, dhe kërkojnë që kjo atmosferë e kërcënimeve ndaj njerëzve me mendim të lirë të ndërpritet dhe institucionet kompetente ti ndërmarrin të gjitha masat për mbrojtjen e të drejtës dhe lirinë e shprehjes në Republikën e Maqedonisë.

“Jemi dëshmitarë që nxënësit, prindërit dhe arsimtarët disa jave më radhë janë në shënjestër të disa presioneve, kërcënimeve dhe etiketimeve. Gazetarit Borjan Jovanovski i është dorëzuar një kurorë funeral dhe morri kërcënime për jetën për një tekst të publikuar. Rasti i fundit i shënuar ishte me sulmin ndaj aktivistit Nikolla Naumov”, thonë nga Hajde.

Lajme të ngjashme

Back to top button