Bayerni kampion, Shaqiri vendimtar

Është përsëri Pep Guardiola. Ndonëse me mjaft vështirësi, trajneri spanjoll ka arritur ta shënojë fitoren e tetë kundër Jose Mourinhos, përkundër tri fitoreve të këtij të fundit.

Guardiola me Bayern Munichun ka arritur ta fitojë Superkupën evropiane në një nga ndeshjet më emocionuese të këtij viti. Bavarezët triumfuan me penallti 5:4 pasi koha e rregullt me vazhdime u mbyll në barazim 2:2 me një gol në minutën e fundit të shtesës nga Javi Martinez.

E ishte kosovari, Xherdan Shaqiri ai që vendosi për triumfin e Bayernit duke shënuar penalltinë e pestë dhe vendimtare për ta. Ky njëherësh është titulli i parë për Guardiolan me skuadrën gjermane. Sa i përket ndeshjes, që nga minuta e parë ajo dha indikacione për të qenë një supersfidë. Me lojë të shpejtë të dyja skuadrat vinin lehtë para zonës së rreptësisë së kundërshtarit. E ishin anglezët ata që shënuan të parët.

Eden Hazard nisi një aksion fantastik për të pasur te Andre Schurrle e ky i fundit gjeti në zonë Fernando Torresin që shënoi për golin e epërsisë së londinezëve. Ky gol i anglezëve i hapi rrugën rasteve të tjera, por përkundër kësaj, rrjetat e të dyja skuadrave mbetën të paprekura në këtë pjesëloj.

Lajme të ngjashme

Back to top button