fbpx

Skandaloze, trupi i pajetë transportohet me kamionçinë (Video)

Trupi i pajetë i një të aksidentuari, veç faktit që nuk iu dha ndihma e parë, është transportuar për në morg me një kamionçinë. Skandali u shënua në autostradën Lezhë-Laç, ku 60-vjeçari Gëzim Sula u gjet i pajetë, pasi ishte përplasur nga një automjet.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u largua pas ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmën e parë të ndjerit. Situata shokuese u krijua pasi automjeti privat i morgut në qytetin e Lezhës kishte refuzuar që të merrte trupin e pajetë të 60-vjeçarit.

Në raste të tilla, tarifa e shërbimit privat për automjetin e morgut është vetëm 1 mijë lekëve të rinj, ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja e refuzimit. Televizioni “A1 Report” filmoi momentin kur dy efektivë të Policisë së Lezhës dhe një punëtor e vendosin kufomën në një mushama dhe më tej në karroceri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para syve të kalimtarëve të rastit dhe të kureshtarëve, të cilët mbetën të shokuar, ndërkohë që efektivët e policisë ishin të detyruar që të ndihmonin në ngjitjen e kufomës dhe me normalizimin e qarkullimit.

Menjëherë pas publikimit të pamjeve, policia deklaroi se ka nisur hetimet për refuzimin që ka bërë morgu i Lezhës, për të transportuar trupin e pajetë të 60-vjeçarit Sula.

Ndërkohë që lidhur me veprimet e uniformave blu, pritet hetimi për të parë nëse ishin në përputhje me procedurat në raste të ngjashme. /Shekulli/

Lajme të ngjashme

Back to top button