fbpx

Stamboll, avioni i Turkish Airlines merr flakë në ajër

Pasagjerët e linjës Stamboll – Milano përjetuan momente ankthi mëngjesin e sotëm, kur një nga motorrët e avionit mori flakë pak minuta pas ngritjes për fluturim. Menjëherë pas konstatimit të defektit piloti bëri ulje të detyruar në aeroportin Qemal Ata Turk të Stambollit.

Pas uljes në pistë mjetet zjarrëfikse bënë shuarjen e flakëve për të evituar ndonjë shpërthim të mundshëm. Autoritetet turke thanë se shkak për uljen e avionit u bë një defekt në motorrin e djathtë.

Avioni i përkiste kompanisë Turkish AirLines dhe mësohet se pas riparimit të defektit ka kryer rregullisht itenerarin e fluturimit./Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button