Le ta kthejmë krenarinë tonë përsëri

Le ta kthejmë krenarinë tonë përsëri Para se të filloj me këtë temë po e cek një thënie të shokut më të ngushtë të Muhammedi s.a.s, Omerit r.a i cili ka thënë: “Ne jemi popull të cilin Allahu e ka ngritur duke na dhuruar Islamin , nëse kërkojmë ngritje jashtë kësaj, do të jemi të përbuzur”. Kur e them fjalën le ta kthejmë krenarinë tonë përsëri është një fjalë që shqiptohet lehtë por vështirë është që të zbatohet dhe të realizohet. Të mendojmë pak se kush ishim ne dhe kush jemi tash? Ne në kohën e Muhammedit s.a.s ishim ndër parësorët gjegjësisht muslimanët në atë kohë ishin populli më i zgjuar dhe më i udhëzuar nga të gjithë popujt tjerë, populli më i pastër, më ndërgjegjës dhe më bujar që nuk mund të përshkruhen me fjalë. Në atë kohë ne kishim universitetin më të mirë me emrin “KORDOBA” që në këtë universitet edhe prindërit krishter i dërgonin fëmijët e tyre që të edukohen edhe përkundër faktit që e dinin se ky universitet është i muslimanëve, ndërsa tash më nuk kemi kësi lloj universiteti sepse këtë universitet e kanë të krishterët që quhet “Oksford” apo “Kembrixh” dhe tash në kohët e sotme më së shumti janë të krishterët ata që i përkushtohen diturisë në krahasim me ne muslimanët. A është kjo ajo që deshte Muhammedi s.a.s? Nomalisht që jo për këtë arsye motra dhe vëllezër të mi në Islam të mundohemi, të punojmë dhe të lutemi nëse duam ta kthejmë madhështinë e rrugës së tij. Ummeti apo ne, për ta rikthyer këtë krenari, në radhë të parë, duhet ta pastrojmë besimin nga besëtytnitë dhe bindjet e kota, nga format dhe manifestimet politeiste, nga çdo gjë që zbeh madhështinë e tij. Kjo, siç kanë nënvizuar dijetarët, arrihet duke iu rikthyer bazave të fesë, Kur’anit dhe Sunnetit, dhe jo vetëm kaq. Them kështu ndërsa parasysh kam fjalën e kolosit të hadithit, Muhammed Nasiruddin Albanit, i cili sqaron se teoritë përderisa nuk praktikohen në praktikë dhe nuk shndërrohen në punë konkrete, atëherë ato nuk kanë ndonjë vlerë. Në fakt, ajo që Shejh Albani e kërkon ka të bëjë me diturinë e saktë dhe edukimin e duhur. Përderisa këta dy komponentë nuk janë të këtillë, paralel me njërin tjetrin, atëherë vështirë se mund të arrijmë rimëkëmbje e lëre më fitore. Sa fjalë të bukur kanë thënë disa reformatorë myslimanë: “Ndërtojeni shtetin islam në zemrat tuaja që të ndërtohet edhe në tokat tuaja!” A ia kemi parashtruar vetes një pyetje se çfarë gjenerata do të mund të nxjerrim pas nesh në qoftë se vazhdojmë në këtë rrugë të zhytur në errësirë? Në vend se të nxjerrim gjenerata të reja që të sakrifikojnë për fenë islame, do të nxjerrim për fat të keq gjenerata që sakrikojnë për shejtanin dhe rrugën e tij të mallkuar. Ne rinia e këtij umeti duhet t’ua bëjmë me dije të krishterëve se feja islame është feja më e mirë, dhe e vetmja fe e pranuar tek Allahu i Lartëmadhëruar. Parashtrohet pyetja si mund të bëjmë këtë? Është shumë e thjeshtë vetëm duke vepruar sipas Kur’anit dhe duke e marrë shembull Muhammedin s.a.s. (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Jo rastësisht fenë Islame e quajnë si fe teroriste por bota ka një qëllim dhe ai qëllim është zhdukja e kësaj feje dhe vrasja e muslimanëve sikurse po ndodh në Egjipt dhe në Siri. Si mund të thonë se ne jemi terorista kur Bashar Al Asadi vret me mijëra gra, pleq, fëmijë muslimanë dhe nuk i thonë terorist, bile as nuk e fusin në listën e teroristave, kurse nga ana tjetër ushtria në Egjipt e masakron tërë popullin dhe askush nga vendet e botës nuk i thotë: Mjaft! Mjaft!, Mjaft!. Këtu e vërtetojmë se kemi mëshirë dhe tolerancë në zemrën tonë sepse ne nuk mund të vrasim fëmijë, gra dhe pleq etj, etj. Toleranca në islam vërtetohet edhe në një rast kur Sulltan Salaudin Ejubi e çlirio Jerusalemin. Në luftën e kryqëzatave muslimanët në krye me Sulltan Salaudin Ejubin e humbën luftën dhe Jerusalemin e morrën të krishterët apo më sasktësisht Venediku. Dhe çka bënë ata në këtë rast filluan të vrasin fëmijë, të përdhunojnë dhe vrasin gra dhe shumë tortura tjera. Por Sulltan Salaudin Ejubi me lot në sy e luti Allahun: O Allahu im, më ndihmo që ta marr në dorë Jerusalemin dhe ta bëjmë luftën për çlirimin e tij ditën e Premte. Tash parashtrohet pyetja pse pikërisht në këtë ditë? Ai u ka mbështet në thënien e Muhammedit s.a.s ku thotë:. “Në ditën e xhuma ka një moment në të cilin nëse muslimanët e kalojnë në namaz, dhe i luten All-llahut [subhanehu ve teala] për nevojat e tyre, All-llahu [subhanehu ve teala] me të vërtetë do t’ua japë. Atëherë Pëjgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tregoi me gishta se kjo kohë ndodhet në një periudhë tejet të shkurtër.” Dhe ashtu ndodhi lufta u bë ditën e Premte dhe Sulltan Salaudin Ejubi e fitoi atë. Ndërsa të krishterët kujtonin se edhe ky do të masakrojë gra, fëmijë, ashtu siç masakruan ato. Në këtë moment Sulltani tha: Jo unë nuk do të masakroj në atë mënyrë sepse jam musliman dhe kjo fe na mëson që të jemi të mëshirshëm, saqë kur e zu rob edhe atë udheheqësin i cili kishte vra muslimanë i tha: A do ta pranosh fenë islame? Ai u përgjigj: Jo, dhe filloi të thotë fjalë të ndyta për Muhammedin s.a.s. Sulltani në atë moment prej neveritjes së madhe ia këputi kokën. Allahu e shkatroftë Bashar al Asadin me gjithë qentë e tij. Ata mundohen ta zhdukin Islamin por kurrë nuk do të mund ta bëjnë këtë sepse Thotë Allahu I Lartësuar në Kur’anin Fisnik: “Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.” Ky din e ka të Zotin e Vet. Tregoget një rast kur ebreha ia kishte uzurpu devet gjyshit të Muhamedit s.a.s dhe ai pastaj shkon t’ia merr devet. Kur arrin te dera e tij, ebreha e pyet: Urdhëro pse ke ardh? Gjyshi i Muhammedi s.a.s u përgjigj: Kam ardh ti marr devet. Ebreha i çuditur tha: unë mendova se ke ardh të më lusësh mos ta prishi qaben. Gjyshi i Muhammedit s.a.s iu përgjigj: Zotri unë jam pronar i deveve andaj erdha ti marr devet, ndërsa qabja e ka të Zotin e vet. Ai (Allahu xh.sh) e mbron atë. Dhe posa shkuan ta prishin qaben Allahu ua morri shpirtin atyre. Në këtë rast vijmë deri te argumenti se feja e ka të Zotin e vet, por fatlum janë ata që kuntribojnë në këtë fe. Andaj iu kisha lutur të gjithëve bashkëmoshatarëve dhe njerëzve tjerë që të kontribojmë për këtë fe, sepse vetëm me Tekbir dhe La ilaha illallah do ta marrim ne këtë dunja. Sinan Ismaili, nxënës në “Arseni Jovkov”, Shkup

Lajme të ngjashme

Back to top button