Paratë arrijnë edhe pa hequr gisht Ahmeti dhe Gruevski

Kapixhik nr. 119 , e shtunë – e diel , 31 Gusht – 1 Shtator

Gjorgji Spasov , kolumnë- “Kush i bën shantazh Gruevskit ?”, Utrinski Vesnik

Cili nga tani edhe më tutje do t’i besojëGruevskin në Greqi, Bullgari ose në vende të tjera , kur ai do të negociojë diçka, apo edhe kur të nënshkruan ndonjë dokument , të cili e kërkon prej tij Komisioni Evropian si një kusht për fillimin e bisedimeve ?

Goran Mihajllovski, kolumnë- “Luftëtari në kalë”, Vest                   

Për cilin vend flet presidenti? Për Sirinë? Apo Turqinë? Kujt I dërgon apel? Kombeve të Bashkuara ? Kush të ndal politikën destruktive? Në deklaratën nga Kabineti i tij vetë mungonte edhe t’i apelon dyja palët që të përmbahen nga përdorimi i forcës . Alo , President! Çfarë ështëmoti në planetin tuaj?

Biljana Sekolluvska , kolumnë- “Paloma politikanë”, Vest

Unë kisha një plan të mirë . Por, pas raportit të Komisionit dhe nënshkrimet e Dimovskit dhe Duliç , ku është shtuar se nuk pajtohen me kualifikimet juridike , asgjë më nuk tingullon si një plan i mirë . Çdo akt i autokratëve të evropës lindore është vetëm një letër Paloma që njerëzit me kënaqësi e përdorin që të  fshihen dhe për ta lëshuar ujin.

Sonja Kramarska , kolumnë- “Ku pa Brukseli konsensus? “, Utrinski Vesnik

Është pyetje nëse Maqedonia ka dalur nga kriza politike , ose hyri në një krizë të re që do ta çojë në pasiguri. Duke gjykuar nga toni i skenës politike ,armëpushimi zgjati vetëm disa orë , dhe armiqësitë kanë ende për t’u thelluar .

Lepa Gjorgievska, komenti- “Kohë për letra të hapura “, Dnevnik

Të gjitha palët e përfshira bien dakord se kjo është koha për hapur letrat dhe të sqarohet 24 Dhjetori. Në të njëjtën kohë ,qëndrimi është se sapo janë ulur krah për krah, së bashku me opozitën, përfaqësuesit e partive (pa PDSH-në) duhet t’i sheshojnë dallimet .

Vllado Buçkovski , kolumnë- “Beteja për identitetin ” , Dnevnik

Slogan i cila ishte dominant nëVMRO – DPMNE deri në vitin 2006, “Emrin nuk e japim”, është shndërruar në një slogan të ri – “Emrin do e japim, identitetin assesi!” .

Darko Janevski, kolumnë- “Të fshirë në kryte xhelate”, Dnevnik

Prap teza se në qoftë se do të hapeshin dosjet e spiunëve dhe prehërave partiake , askush nga stilolapsat e rëndësishëm gazetaresk nuk do të mbijetonte . Përveç kësaj oazë të vogël të pavarësisë , e cila do të mbet të jetojë , të na jep mësime dhe në mënyrë profesionale të na etiketojë si një lloj të Mengele-së , ekzekutues dhe surate partiake .

Vlatko Gjorchev, kolumnë- “Bojkotim dhe shantazh nga LSDM për shkak të dobësisësë tyre”, Dnevnik

LSDM-ja dëshiron qeveria ti jipet në tabak, pa zgjedhje, përmes një politike bizantine . Duan qeveri të dhuruar nga Soros, OJQ-ve anonime me 5 anëtarë , pa legjitimitet të verifikuar me zgjedhje .

Sonja Maxhovska , editoriali- “Edhe emigrantët kanë filluar të kursejnë”, Utrinski Vesnik

Fluksi nga diaspora është me të vërtetë i madh dhe një dhuratë serioze për shtetin, që do të thotë se pa duke bërë diçka Qeveria, ata vijnë. Është për të ardhur keq që këto të holla janë vetëm duke qenë përkrahje sociale për familjet , dhe nuk ka interes që të investohen në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button