fbpx

Komuna e Hanit të Elezit: Inskenime të rrezikshme të aparatit shtetëror maqedonas

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi e kryesuar nga Kryetari i komunës Rufki Suma mbajti mbledhjen e rregullt për muajin Prill. Këshilli e vlerësoi gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunën e Hanit të Elezit si të qetë dhe stabile dhe pa ndonjë rastë të veçantë me të cilën është cenuar rendi dhe qetësia publike. Këtë gjendje e konfirmoi edhe komandanti i stacionit policorë në Han të Elezit Nuhi Dema i cili tha se muaji prill vlerësohet si shumë i qetë dhe për dallim nga muaji prill vitit të kaluar kur kemi pasë 11 raste të raportuara këtë vit kemi vetëm 4 raste.

Edhe nga policia kufitare raportohet për gjendje të qetë dhe pa ndonjë rast të veçantë. Mirëpo nga kjo policië është konfirmua se janë shtuar masat e sigurisë për shkak të gjendjes në Republikën e Maqedonisë. Duke u ndërlidhur me këtë Kryetari i Komunës Rufki Suma tha se edhe për qytetarët e komunës së Hanit të Elezit por edhe ne si institucion jemi shumë të shqetësuar për zhvillimet në Republikën e Maqedonisë.

Kryetari Suma tha se “skenarët e pushtetit Maqedonas për të shpërqëndruar vëmendjen nga kriza e tyre politike si pasojë e aferave të brendëshme janë çështje e tyre. Mirëpo kur në këto skenare “kryhen sulme terroriste sulmohen stacione policore e kështu me rradhë dhe për këtë akuzohen ‘Persona apo siç i quajn grupe teroriste nga Kosova “në mënyrë të drejtpërdrejtë akuzon qytetarët e komunave që shtrihen në kufi me këtë shtet. Informatat e fundit të cilët i kemi nga shumë familjarë i miq në anën tjetër të kufirit thojnë se paraqitet gjendje e rëndë edhe në komunën Saraj e me të cilën praktikisht edhe kufizohemi dhe nuk është për tu habitur se që nesër qytetarët tanë të akuzohen për ndonjë akt terrorist. Këto inskenime të rrezikshme dhe vetë përzgjedhja e këtyre terreneve, pra në territoret shqiptare që kufizohen me Republikën e Kosovës është rruga më e keqe që ka zgjedhur aparati shtetëror Maqedonas që me akte të tilla të mbulojë krimet dhe veprimet e tjera”.

Për qytetarët e komunës së Hanit të Elezit ende janë të freskëta granatimet dhe viktimat e Fshatit Krivenik e cila sot e kësaj dite ka mbetur e pa ndëshkuar tha kryetari i komunës z.Suma.

Lajme të ngjashme

Back to top button