Konkluzionet e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes së Ziadin Selës

Pas mbledhjes së jashtzakonshme këto janë konkluzionet e Kryesisë Qendrore të miratuara nga Lëvizja për reforma të PDSh-së, e udhëhequr nga Ziadin Sela.

“Kryesia Qendrore e Lëvizjes për reforma – PDSH në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më datë 24 Prill 2015 solli këto konkluza:

  1. Konstatoi që situata aktuale politike dhe e sigurisë është serioze, prandaj bëjmë thirrje që të ruhet gjakftohtësia në mënyrë që mos të kontribuohet skenareve të cilat janë të paqarta dhe zhvendosin vëmendjen nga problemet serioze që ka pushteti aktual.
  2. Bashkësia Evropiane dhe SHBA të ndërhyjnë më me agresivitet në formimin e Qeverisë së ekspertëve si i vetmi mjet për stabilizimin e situatës së sigurisë dhe krijimin e kushteve për zgjedhje korrekte dhe normale.
  3. Kryesia Qendrore konstaton që Qeveria ka suspenduar sistemin e drejtësisë dhe si i tillë nuk është i besueshëm më për shqiptarët. Rasti i Sopotiti dhe rastet që mund të pasojnë flasin dhe argumentojnë që sistemi ka qenë dhe është i drejtuar kundër shqiptarëve. Çdo shqiptar që është koleg me ministren e punëve të brendshme dhe ministrat të një sojit të tillë, nuk do të llogaritet shqiptar në qoftë se nuk distancohet shumë shpejt prej kësaj Qeverie.
  4. Kërkojmë ndihmesë juridike nga Bashkësia Evropiane dhe SHBA-të për shkarkim të prokurorit Publik dhe krijim të kushteve për procesuim juridik të fajtorëve të krimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button