Ibra: Unë jam Zlatan, jo ‘El Matador’ apo El Tigre’

Sulmuesi i Paris-Saint Germain, Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar se nuk i duhet një nofkë sepse cilësia e tij është e mjaftueshme për të frikësuar zemrën e kundërshtarit.

Në ekipet në Francë këtë vit janë bashkuar Edinson ‘El Matador’ Cavani tek PSG dhe Radamel ‘El Tigre’ Falcao në Monaco.

“Pse nuk kam një nofkë? Të frikësohesh nga unë, vetëm më shiko si luaj”, u shpreh reprezentuesi Suedez për Le Parisien.

“Është mirë që Balotelli e krahason veten me mua, sepse unë nuk e krahasoj veten time me të!”, ishte përgjigjja e Ibrës mbi deklaratat e Balotellit drejtë tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button