Ja datat e dy filmave të ardhshëm të “Fifty Shades of Grey”

“Fifty Shades of Grey” i cili theu rekordet e shikueshmërisë dhe nxiti mjaft debate dhe në rrjetet sociale dhe jo vetëm, do të “kompletohet” me dy filma. Tashmë janë zbuluar edhe datat e serive të ardhshme të filmit “Fifty Shades of Grey”.

Seria e dytë me titull “Fifty Shades Darker” do të publikohet në kinematë botërore në 10 shkurt 2017, ndërsa seria e tretë “Fifty Shades Freed”, në 9 shkurt 2018. Datat të cilat përkojnë pranë festës së Shën Valentinit, janë bërë publike në eventin “CinemaCon”, në Las Vegas.

Dy personazhet kryesorë janë akoma në negociata, për t’ju bashkuar dy pjesëve të mbetura të filmit të famshëm. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button