Kuçi: Kosova ka ligje të mira, por ato duhen zbatuar

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pohon se ligjet e Republikës së Kosovës nesë zbatohen siç duhet janë një mundësi e mirë për të pasur rend dhe ligj. Një ndër prioritetet kryesore ai ka renditur luftën kundër krimit.

Në tryezën e organizuar nga lëvizja FOL me temën: “Konfiskimi i pasurisë-puna njëvjeçare e institucioneve”, Kuçi ka deklaruar se;
“Kosova ka ligje të mira, por duhet zbatim më i madh i tyre.
Gjithashtu integrimi evropian është një lloj tulle që na bënë presion neve dhe institucioneve të tjera që t’i kryejmë punët.

Mision më të mirë dhe më të fort nuk ka se sa me qenë gjyqtar dhe prokuror në këtë kohë. Heronjtë e demokracisë do të jenë ata të rendit dhe ligjit. Pa zhvillim ekonomik mos pritni rend dhe ligj”. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button