Skandal seksual e trondit Sllovakinë, kryeministri kapet mat me sekretareshën (FOTO)

Fotografia e kryeministrit sllovak, Robert Fico, derisa në veturën e tij puthet me sekretaren, Jana Halaszova, ka shkaktuar zhurmë të madhe në mediat sllovake.


Javorja sllovake Plus 7 Dni, ka publikuar fotografinë e 21 gushtit, në të cilën shihet se Fico (49) sekretaren peosnale, Jana Halaszova e dërgon në shtëpi me BMW’në e tij, pa sigurim, e pastaj ndahet me të duke e puthur.

Në tekstin “Kryeministri pasionant: Fico puthet me sekretaren në veturë”, thuhet se, paraprakisht “çifti” i kaloi katër orë në një kështjellë, e cila ka një restorant luksoz dhe dhoma për qëndrim të mysafirëve.

Por, nëpërmjet zëdhënëses së tij, Fico rastin e quajti “qesharak”, duke thënë se, në darkë ishin prezentë edhe katër persona të tjerë, të cilët u larguan në të njëjtën kohë me të.

27-vjeçarja Halaszova është sekretare e Fico’s që nga koha kur ky i fundit ishte lider i partisë opozitare socialdemokrate SMER.

Fico, i cili, për shkak të imazhit të tij sportiv, për një kohë të gjatë është ndër politikanët më të popullarizuar sllovak, është i martuar me juristen Svetlana, me të cilën ka një djalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button