Këshilli për etikë në mediumet prezantohet në Manastir

Këshilli për etikë në mediumet e Maqedonisë të enjten është prezantuar në qytetin e Manastirit.

Këshilli është trup rregullues që ju mundëson mediumeve ta ngritin profesionalizmin e tyre, të debatojnë për punën e tyre, ju ndihmon në parandalimin e proceseve gjyqësore kundër tyre ose për të kryer punën e tyre në mënyrë profesionale. Ky këshill nuk ka të bëjë vetëm me gazetarët.

”Ne si Këshill i etikës, përveç gazetarëve, punojmë edhe me qytetarët. Opinioni publik është shumë i rëndësishëm pasi prej tyre marrim reagimet për punën e mediumeve”, deklaroi Marina Tuneva, drejtor ekzekutiv I Këshillit.

Mes prezantuesve ishte edhe kryeredaktorja e Portalbit, Elida Zylbeari në cilësinë e anëtares së Bordit drejtues së Këshillit për Etikë në mediat e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button