Fushata senzibilizuese për Çairin, “Le të jetë pastër! Së bashku për Çairin”

“Le të jetë pastër! Së bashku për Çairin”, është motoja e aksionit të cilin e filloi Komuna e Çairit dedikuar ngritjes së vetëdijes publike dhe inicim të aktiviteteve konkrete dedikuar për rritjen e nivelit të higjienës në sipërfaqet publike në tërë territorin e komunës.

Mjedis i pastër jetësor dhe shprehitë jetësore urbane janë bazë për krijimin e kushteve cilësore për jetë jo vetëm në shtëpitë tona, por edhe në fqinjësinë tonë.

“Si kryetar komune, por edhe si qytetar i Çairit, dëshiroj që nga komuna jonë të krijoj kushte për një jetë më të bukur, ku si fëmijët e mi dhe të  gjithë fëmijët tanë do të kenë fëmijëri të mrekullueshme. Andaj, apeloj deri tek të gjithë qytetarët që të  kontribuojnë  edhe ata në mirëmbajtjen e pastërtisë dhe kujdesin për ambientin ku jetojmë dhe veprojmë.

Në aksionin “Le të jetë pastër! Së bashku për Çairin”, është planifikuar që të inkuadrohen të gjithë banorët e Çairit duke filluar nga vet administrata komunale, kopshtet, shkollat, institucionet, duke përdorë të gjitha mekanizmat për pastrim siç janë 40 punëtorët sezonal plotësues të cilët kujdesen për higjienën e komunës, me përkrahjen e n.p.”Higjiena komunale” si dhe me përkrahjen dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me shoqatën Duam Çair të Pastërt. Po ashtu, komuna është në negociata me komunën e vëllazëruar Bursa nga Republika e Turqisë për realizimin e donacionit – kamion për mbledhje të mbeturinave me të cilën pritet efikasitet më i madh për realizimin e tërë aksionit.” deklaroi kryetari i komunës Mexhiti në promovimin e aksionit i cili u mbajt para ndërtesës të Komunës së Çairit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button