Jankullovska: Aksioni policor në Kumanovë nuk ka të bëjë me sulmin në Gushincë

Aksioni i djeshëm policor në Kumanovë deri më tani nuk lidhet me sulmin në Gushincë të Likovës. Kështu ka deklaruar ministrja e punëve të Brendshme Gordana Jankullovska.

Sipas Jankullovskës ato janë burgosur për shkak se tek ata janë gjetur katër paketime me nga 200 gramë eksploziv TNT, gjatë bastisjes në tre lokacione në Kumanovë. Ajo gjithashtu ka konfirmuar që gjatë bastisjen janë arrestuar edhe dy persona.

“Deri më tani personat dhe mjetet që janë gjetur nuk kanë të bëjnë me sulmin në Gushincë, ndërsa bastisja është punë e rregullt e njësive policore”, deklaroi Jankullovska.

“Ditëve të fundit ka shumë spekulime rreth sulmit në Gushincë dhe burgosjeve”, theksoi Jankulloska dhe apeloi deri te mediat që të plasojnë vetëm informacione të verifikuara, për të mos u shpërndarë panik dhe të mos ngritën tensionet te qytetarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button