Kotevski: Në Goshincë nuk janë regjistruar incidente

Ivo Koteski  ka deklaruar se në fshatin Gushincë MPB-ja nuk ka regjistruar incident apo ndonjë përleshje.

“Në Goshincë nuk kemi regjistruar asnjë lloj incidenti apo përleshjeje. Nuk e di prej nga dolën këto informacione të portaleve për përleshje të armatosur në Goshincë”, ka pohuar zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski.

Ndryshe, sot disa portale pro qeveritare raportuan se ka pasur përleshje të armatosur në Gushincë në Likovë në orët e hershme të mëngjesit mes policisë dhe një grupi të armatosur që sipas tyre njëri person është plagosur rëndë.

Lajme të ngjashme

Back to top button