Nedved: Do të kërkojmë finalen

Drejtori i Juventusit, Pavel Nedved, gjatë tërheqjes së shortit ka deklaruar se për Bianconerët mjaftojnë që janë në gjysmëfinale.

Juventusi dhe Real Madridi janë shortuar që të përballen në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Kjo për madrilenët shërben si lajm i mirë, por sipas Juventusit ata do të kërkojnë finalen, pavarësisht se e kanë kundërshtar Realin.

“Ne do të kërkojmë finalen, pavarëisht se nuk jemi favorit. E kemi ditur se kemi punë me tri skuadrat më të forta në botë, andaj për ne mjafton fakti që jemi pas 12 vitesh në gjysmëfinale”, u shpreh Nedved.

Lajme të ngjashme

Back to top button