“Portalb” në rripin kufitar: Në Tanushë nuk vërehet Gushinca…

Të përforcuar me numër shtesë të kolegëve, por në atmosferë të qetë dhe me asnjë nishan jo i elektrizuar, po kalon rutina ditore e ekipit policor në stacionin e Tanushës, në pjesë e kufirit verior me Kosovën,  pas incidentit në Gushincë, që MPB e karakterizoi si sulm terrorist ndaj institucioneve të vendit.

Stacionin që është larg rreth 7 km nga fshati, që shënoi fillimin e konfliktit në vitin 2001, e vizituam duke arritur në Gushincë.

karaula-tanushevci2

Edhe pse pritnim që gjatë rrugës të takojmë forca policore apo ndonjë autoblind, megjithatë diçka e tillë nuk u vërejt. Ekipi në stacionin e Tanushës ishte e përbërë nga polic kufitar dhe nëpunës me shenja të policisë së rregullt. I pari na priti njëri prej policëve, të cilin e pyetëm për udhëzime.

“Nuk e di si të arrini në Gushincë sepse unë jam këtu prej dje. Erdh nga Tetova dhe nuk di ku t’ju udhëzoj, ishte përgjigja e policit me jelek mbrojtës dhe pushkë automatik në dorë, të cilin me disa kolegë tjerë e takuam në qarkun e stacionit.

tanushevci-3

Udhëheqësit e punktit kufitar, menjëherë na paralajmëruan se me “Citroen-in” tonë assesi s’mund të arrijmë në Gushincë për shkak të rrugës së keqe dhe borës. Na thanë se situata është e qetë dhe “nuk ka asgjë”.

“Dje forcat speciale me autoblind u bllokuan e lëre më ju me makinë të rëndomtë”, thanë policët.

Shtuan se nuk është e udhës, për shkaqe sigurie, që jemi nisur në këtë rrugë drejt stacionit i cili dje u sulmua.

“Është rrip kufitar, mund të ndodh çdo gjë. Kush e di çfarë mund të takoni”, tha njëri prej bashkëfolësve tanë.

tanushevci-5

Nuk dëshironin të flasin për ngjarjen e Gushincës. Na pyetën se çfarë komentohet nëpër qarqet gazetareske dhe në opinion lidhur me sulmin dhe me buzëqeshje reaguan kur iu thamë se një pjesë të qëndrimeve të ekspertëve të sigurisë dhen njerëzve janë se e tërë situata është e pazakontë dhe duket si kurdisje.

“Është pak e çuditshme, po- komentuan me buzëqeshje, por asgjë më shumë.

Për gjendjen tek ta, nuk treguan shumë, përveç se është qetë dhe pas ngjarjeve në Gushincë, kanë marrë përforcime gjegjësisht kolegë të tyre prej vendeve tjera janë transferuar tek ta.

tanushevci7

Për bashkëpunimin me organet kufitare të Kosovës, patrullimet e përbashkëta, këmbimit të informacioneve, thotë se kjo zhvillohet në nivel më të lartë.

“Herë pas herë kemi patrullime të përbashkëta, por ky bashkëpunim zhvillohet në nivele të larta” thanë bashkëbiseduesit tanë.

tanushevci12

Prej asaj që mundëm të shohim, pa i pyetur shumë, ishte e qartë se pajisja e tyre ishte shumë e vjetër.

As gjatë shkuarjes e as gjatë kthimit nuk takuam asnjë person, as makinë, civile apo policore nëpër rrugët e kufirit me Maqedoninë dhe Kosovën.

tanushevci10

Lajme të ngjashme

Back to top button