Aksion policor në Kumanovë, arrestohen tre persona (VIDEO)

Pak para orës 21:00 mbrëmë ka ndodhur një aksion policorë në Kumanovë me çrrastë janë arrestuar tre persona. Bëhet fjalë për vëllezërit Rexhepi, njëri prej tyre gjegjësisht Rexhep Rexhepi është veteran i tre luftërave asaj të UÇPMB-së, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe UÇK-së.

Rexhepi është edhe invalid i luftës. Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy vëllezërit e tij, Shefket Rexhepi dhe një tjetër i cili është inspektor i policisë.

Familjarët e të arrestuarve thonë për Alsat-M, se gjatë bastisjes policia nuk ka gjetur asgjë në shtëpinë e të arrestuarve.

Aksionin e kanë konfirmuar edhe nga MPB-ja, mirëpo informata më të hollësishme kanë paralajmëruar gjatë ditës së sotme.

Lajme të ngjashme

Back to top button