Nesër në Kumanovë derbi kuqezi

Përballja derbi e xhiros së 26-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë sjell derbin e skuadrave ‘kuqezi’ Shkëndijës dhe Vardarit. Takimi duhej të zhvillohet të mërkurën, mirëpo me rekomandin me të Ministrisë për Punë të Brendshme u shty për të premten si pasoja e incidentit në rrethinën e Kumanovës.

Për shkak të fillimit të punëve për rikonstruimin e stadiumit të qytetit në Tetovë, ndeshja do të luhet në stadiumin e KF Bashkimit në Kumanovë, ku Shkëndija gjithsesi duhet të ndjehet si në ‘shtëpi’ nëse merret parasysh faktin se ‘Ballistët’ dhe shumë tetovarë do të udhëtojnë për të ndjekur nga tribunat takimin, ndërsa pritet mbështetje e madhe edhe nga vëllezërit kumanovarë.

Ndërkohë trajneri Beqiri këto ditë ka tentuar të kthejë ekipin në rritëm, duke kërkuar të harohet ajo që ka kaluar dhe gjithë koncentrimi të kthehet kah ndeshja me Vardarin. Ajo që ka kaluar nuk mund të kthehet dhe situata mund të ndryshojë vetëm nëse ekipi fillon me rezultate pozitive. Në këtë drejtim fitorja eventuale ndaj Vardarit do të kthente ekipin në aspektin psikik, për të krijuar ecuri pozitive me të cilën do të kthente pozitën e tretë në renditje.

Për shkak të kartonave të kuq në taborin e Shkëndijës mungojnë mbrojtësit Sedat Berisha dhe Nikolla Vukçeviç, Yordan Miliev dhe Muhamed Useini mbesin jashtë për shkak të dëmtimeve, ndërsa Mohamadou Idrissou i cili pasi mori vizën e punës i’u bashkua skuadrës mbetet jashtë grumbullimit për shkak të mungesës së stërvitjeve me ekipin. Në skuadër kthehet kapiteni Artim Pollozhani që kaloi pezullimin për shkak të kartonit të kuq, ndërsa në 18-she grumbullohet i riu Enur Totre.

Ndeshja Shkëndija-Vardari luhet të premten në stadiumin e KF Bashkimit në Kumanovë, me fillim në orën 14:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button