Asnjë marrëveshje për kishën në Oktisi

Përfundoi pa ndonjë marrveshje takimi që u zhvillua sot në Ohër për zgjedhjen e problemit lidhur me incidentin që ndodhi në fshatin Oktis të Strugës për ndërtimin e kishës nga banorët ortodoks të këtij fshati.
 
Në takimin me peshkopin  Timotej sot në Ohër, ku duhej të diskutohet për ndërtimin e kishës në Oktisi të Strugës, ka marrë pjesë  vetëm kryetari i Strugës Zijadin Sela por,  jo edhe Myftiu i Strugës,  Selim Sulejmani.

“Bëhet fjalë për problem fetar dhe unë mund të jap vetëm kontributin tim që bashkësitë fetare të bisedojnë dhe ti zgjedhin mosmarrveshjet përmes dialogut dhe nuk kam ardhur të përzihem në këto punë, qëllimi jonë është që qytetarët të jetonë në paqe dhe qetësi dhë të mos kenë problem të tilla”, tha kryetari i komunës së Strugës.  .

Për Selën, zgjidhja më e mirë për momentin është për dhënien e një mase të përkohshme, jo për mos ndërtimin e kishës por, për ndërprerjen e aktiviteteve momentale.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeministri Nikola Gruevski i cili ka kërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rreth ndërtimit të kishës në fshatin Oktis të Strugës. 

“Qëndrimi ynë është se duhet gjetur një zgjidhje, nuk duhet të pengojmë njëri-tjetrin. Ata njerëz jetojnë bashkë me vite, me dekada madje edhe me shekuj. Kështu që, do të ishte mirë të pushojnë tensionet, të ulen dhe të bisedojnë, për të gjetur një zgjidhje që do të mbyllte këtë problem”, ka deklaruar kryeministri. 

Ndërkohë nga Myftina e Strugës njoftojnë se është planifikuar edhe një takim tjetër mes përfaqsuesve fetar te dy komuniteteve pas të cilit do të ketë edhe një njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Back to top button