fbpx

12 shtete të NATO-s nuk ndërhynë në Siri

Të paktën 12 vende të NATO-s refuzuan të marrin pjesë në operacionin ushtarak kundër Sirisë, nëse ky nuk do të jetë sanksion i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, njoftoi për agjencinë ITAR-TASS, një burim nga Brukseli.

Më parë, Parlamenti britanik e hodhi poshtë rezolutën e qeverisë lidhur me “intervenimin humanitar” në Siri, ndërsa ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe deklaroi se Mbretëria nuk do të marrë pjesë në të, dhe me këtë vendim u pajtua edhe iniciatori i rezolutës, kryeministri David Cameron, transmeton Shekulli.

Pyetja më e madhe tani shtrohet për SHBA-të. A do të ndërhyjnë SHBA-të të vetme në Siri. “Kjo nuk është ajo që dëshironte Presidenti Obama”, ka thënë sekretari i Mbrojtjes, Hagel.

Moska dhe Irani, mesazhe kërcënuese SHBA-ve

Moska është kundër çdo rezolute të OKB-së, e cila mund të përdoret për veprime ushtarake kundër Sirisë, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Genadi Gatillov.

“Në fazën aktuale është e nevojshme të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për parandalimin e zhvillimit të mundshëm negativ apo të ndonjë aksioni ushtarak në marrëdhënie me Sirinë”, – theksoi ministri i Jashtëm rus,Genadi Gatillov. Të njëjtin qëndrim mban edhe Irani, i cili kërcënoi Shtetet e Bashkuara se në rast ndërhyrjeje ushtarake në Siri “do të djegim Izraelin”.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close