Duraku: Banorët e Gushincës nuk kanë parë persona të uniformuar e as që kanë dëgjuar krisma

Kreu i komunës së Likovë Sadulla Duraku, lidhur me situatën e krijuar pas rastit të Gushincës,  mbajti një konferencë me gazetarë në të cilën gazetarët i njoftoi se situata në këtë zonë është e qetë,

Duraku gjithashtu njoftoi se në bazë të bisedave me banorët e Gushincës, ata as nuk kanë parë persona të uniformuar e as që kanë dëgjuar krisma.

Ai gjithashtu tha se ka biseduar me zv ministrin e MPB se përse gazetarët lejohen në mënyrë selektive siç janë Sitel dhe Kanal5. Ndryshe forcat policore tashmë janë tërhequr nga rajoni i Karadakut.

Lajme të ngjashme

Back to top button