Komuna e Çairit do të bëjë rekonstruimin e ujësjellësit në disa lagje

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe përfaqësues  nga Sektori për Urbanizëm realizuan takim me përfaqësuesit e ndërmarrjes publike “ Ujësjellësi dhe kanalizimi ” në të cilin biseduan rreth çështjes së ujësjellësit për territorin e Komunës së Çairit.

Në këtë takim u shqyrtuan problemet me të cilat ballafaqohen  qytetarët dhe u diskutuan projektet qe i ka përpiluar Komuna e Çairit për rekonstruimin parcial të ujësjellësit për territorin tonë.  Në këtë takim gjithashtu u përmend që pjesa më e madhe e rekonstruimit të ujësjellësit në lagjen e Gazi Babës është përfunduar dhe vetëm disa rrugica kanë ngelur pa u rekonstruar.

Me ndërmarrjen “ Ujësjellësi dhe kanalizimi ”  u vendos që në periudhën që vijon të bëhet rekonstruimi i ujësjellësit në rrugën “Zef Lush Marku” me gjatësi prej 130 metra si dhe një pjesë të rrugicës “378” me gjatësi rreth 40 metra të cilat do kenë një kosto afro 2.5 milion denarë.

Komuna e Çairit së shpejti do fillojë edhe rekonstruimin e ujësjellësit në rrugën “Serava” prej në “Xhon Kenedi” deri tek rruga “Stojna Stevkova” dhe “Kosta Abrasheviç”  që do të finansohet pjesërisht nga  Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në  bashkëpunim me Bankën Evropiane, kurse pjesa tjetër do të jetë investim i Komunës së Çairit.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button